Skip to content

FOTO/ Krah yjeve botërorë, Mario Mitaj në formacionin e Kualifikueseve të Botërorit

Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj është përfshirë nga “Sofascore” në formacionin e sezonit kualifikues për Botërorin 2026 në Europë.

Futbollisti kuqezi konsiderohet lojtari që ka bërë më mirë në krahun e majtë të mbrojtjes. Ekipi ndërkohë përbëhet nga yjet e Holandës, Anglisë, Portugalisë, Spanjës, Belgjikës dhe Francës.

Mitaj është me vlerësimin e përgjithshëm 7.62, për gjithë fushat kualifikuese.

Mario Mitaj është pjesë e kampionatit saudit si pjesë e skuadrës së Al Itihad dhe është një nga pikat më të forta edhe të Kombëtares shqiptare të futbollit.