Skip to content

FOTO/ Kur PD akuzonte LSI për blerje votash, Fuga sulmon opozitën me faqen e parë të RD

Fugsi

Drejtori i Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga ironizon aleancën mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes faqes së parë të gazetës RD nga viti 2013.

Në foton e postuar nga Fuga lexohet titulli i një artikulli në faqen e parë të RD-së me titull “Koordinatori i LSI-së kapet me 11 zarfe me lekë për blerje votash”.

“Histori e vjeter kjo e akuzave per blerje votash.

Faqja e pare e RD gazeta ne daten 24 Qershor 2013, kur paralajmeronte fitoren e thelle te PD ne zgjedhje”, shkruan Fuga në rrjetet sociale.