Brandon Bregu është 42 vjecari shqiptar me origjinë nga Lushnja që u vra të premten teksa po hante darkë me partneren angleze në Spanjë.

Atij iu bë atentat në tarracën e një lokali të njohur britanik të quajtur “The Orange Tree”, nga një person i armatosur dhe me kapuc dhe maskë i cili u largua me këmbë nga vendi i ngjarjes menjëherë.

Dyshohet se vrasja të jetë hakmarrje për shkak të të kaluarës kriminale të Bregut, i cili është i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge dhe armësh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re