Policia e Kretës është mobilizuar për lokalizimin e 5 të arrestuarve që u arratisën nga burgu, mes tyre 4 shqiptarë dhe një pakestinezë sipas medias greke Protothema.

Më herët është lokalizuar një mjet “i dyshimtë” i braktisur, që mund të jetë përdorur për tu arratisur nga 5 të dënuarit.

Autoritetet kanë marrë shenjat e gishtave në mjetin që u gjet i braktisur për të arritur në përfundimin nëse u përket të dënuarve që u arratisën apo jo.

Njëkohësisht po hetohet mundësia që ata të kenë lënë makinën aty dhe të kenë lëvizur me mjet tjetër.

Të arrestuarit kishin mbërritur në Hania mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.

Burime të pakonfirmuara thonë se të arrestuarit e arratisur kanë arritur të sharrojnë parmakët në dritaren e tualetit të paraburgimit.

Pesë të arrestuarit, katër me origjinë shqiptare dhe një me origjinë pakistaneze, ishin dënuar për krime si grabitje, vrasje dhe drogë.

35-vjeçari pakistanez është i dënuar për vrasje në seri.

Një 43-vjeçar shqiptar i dënuar për organizatë kriminale, grabitje, vjedhje, armëmbajtje pa leje.

Një shqiptar 32-vjeçar i dënuar për grabitje. Për të njëjtën akuzë edhe një 29-vjeçar.

Gjithashtu i dënuar është edhe një shqiptar për trafik droge.

Foto e mjetit me të cilën dyshohet se u arratisën

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re