Një tragjedi ndodhi ditën e sotme në lagjen 17-të të qytetit të Korçës, ku nënë dhe bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre.

Eleni Vangjeli dhe Ornela Vangjeli (personat në foto), janë nënë dhe bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda në banesë.

Lexo edhe :Related Posts

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku raportoi se ishin forcat zjarrfikëse të cilat gjetën pa jetë nënë dhe bijë, të cilët hynë në banesë pasi hapën derën me forcë.

Dyshimet janë që kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët. Vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka vdekur pas saj. Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

Raportohet se vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq, vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në banesë të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re