Ky është 28 vjeçari Edis Reçaj i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë në lagjen “Preash” të Shkodrës. I riu ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mjekët bënë të ditur se 28 vjeçari kishte një plumb në gjurin e djathtë.

Lidhur me ngjarjen, policia bën me dije se është shoqëruar një person i dyshuar si autor.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re