Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e kësaj të shtune Lezhën, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj një automjeti tip Mercedes Benz ‘ML’.

28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij. Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” ngjyrë gri raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.

Ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash.

Një tjetër detaj i bërë publik në media është se shënjestra e atentatit Blerim Preçi sapo është kthyer nga Belgjika dhe ka pasur probleme në të shkuarën. Prokurorët kanë marrë kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë dhe po analizohen nëse ka arritur të shquajë mjetin ku udhëtonin atentatorët.

Blerim Preçi, shënjestra e atentatit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re