Personi në foto është Olsi Leku, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan në vitin 2012. Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se 44-vjeçari njihej edhe me dy identitete të tjera, si Giorgo Lekou dhe Jorgo Lekou.

Olsi Leku
Ne foto, Olsi Leku

44-vjeçari ishte arrestuar në Greqi disa kohë më parë për llogari të autoriteteve shqiptare për vrasjen e ndodhur në Elbasan.

Olsi Leku ishte në rolin e ekzekutorit për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.

Më 19 Prill 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm edhe Ardjan Çapjan dhe nipin e tij Florenc Çapja, si organizator dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit.

Teksa për dy bashkëpunëtorët e tjerë, Klajdi Dokoli dhe Etjen Canin, u caktua një dënim me nga 25 vjet burgim.

“Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi GJKKO ka miratuar vendimin penal të datës 12.06.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Në vitin 2012, në Elbasan, 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (në rolin e ekzekutorëve) dhe me disa shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. dhe N. B. (babë e bir)”, thuhet ne njoftim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re