Skip to content

FOTO: Ky është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës në Apelin e Tiranës

foto 19

Berati TV ka siguruar foton e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Elvis Shkambi ishte në një proces gjyqësor për një pronë në Shkodër, teksa çështja kishte kaluar në Apelin e Tiranës.

Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij i pranishëm në seancë, Gjon Shkammbi, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.

Babë e bir ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

d18ffb78 f186 41d4 a88f 89bcaee6cc24