NIKOLETA KOVAÇI/ Policia e Shtetit e cila prej dy ditësh bën me dije se ka hedhur dritë jo vetëm mbi motivin e vrasjes së Ardian Nikulajt po edhe mbi autorët, dje ka gjetur motorin me të cilin, sipas Policisë, është kryer krimi.

Mjeti mësohet se është gjetur në fundin e një are në pronësi të familjes së Edmond Haxhiajt, djalit nga Lezha, i cili akuzohet nga Policia dhe Prokuroria si financues dhe organizator i vrasjes së Nikulajt mesditën e 19 prillit në Shëngjin, në restorantin e tij.

Mjeti mësohet se është gjetur në fundin e një are në pronësi të familjes së Edmond Haxhiajt, djalit nga Lezha, i cili akuzohet nga Policia dhe Prokuroria si financues dhe organizator i vrasjes së Nikulajt mesditën e 19 prillit në Shëngjin, në restorantin e tij.

Ndonëse zona e Kakarriqit, Balldrenit dhe Gjadrit është kontrolluar për ditë e ditë me radhë, mjeti është parë vetëm ditën e djeshme nga Policia dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, sipas të dhënave të Policisë dhe të Prokurorisë, të cilat janë bërë me dije për mediat, mësohet se gjithçka është zbuluar pas dëshmisë së një vajze, e cila ka folur me detaje për lidhjet e Edmond Haxhiajt me shtetasit e huaj, të cilët janë të shpallur në kërkim, njëri si ekzekutor, bëhet fjalë për shtetasin portugez dhe shtetasi britanik që sipas Policisë ka shërbyer si informator i brendshëm, në lokalin e viktimës. Të dhënat që sipas Policisë dhe Prokurorisë kanë dalë nga kjo vajzë kanë dëshmuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes dhe se portugezi ka përdorur motorin e saj.

Edmond Haxhija, i dyshuar si organizator i vrasjes se Ardina Nikulaj

 

RRËFIMI I VAJZËS SIPAS PROKURORISË

Prokuroria ka bërë me dije se kanë qenë rrëfimet e një vajze që zbërthyen vrasjen e biznesmenit dhe politikanit vendor Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e 19 prillit.

Sipas të dhënave hetimore të bëra me dije për mediat, mësohet se ajo iu ka thënë hetuesve se motori që u përdor në vrasjen e Nikualjt e bleu në Tiranë, në afërsi të “21 Dhjetorit” për llogari të Edmond Haxhiajt që tashmë dyshohet si organizator i vrasjes për motive gjakmarrje.

Në praninë e tyre, sipas saj ishte edhe portugezi Ruben Saraiva, i cili sipas Prokurorisë është ekzekutor i biznesmenit. Vajza ka thënë se pasi firmosi kontratën noteriale, motorin e mori portugezi, ndërsa ajo është larguar me makinë drejt Lezhës. Këtë motor, shpjegon vajza, e ka parë 3 ditë më vonë në magazinën e shtëpisë së Edmond Haxhiajt, në fshatin Kakarriq në Lezhë.

Vajza ka shpjeguar po ashtu se Saraivo ka mbërritur në Shqipëri në 14 shkurt 2023 dhe është pritur në Rinas nga Edmond Haxhia. Një natë, portugezi ka qëndruar në një hotel në Shëngjin, afër lokal “Coral” dhe më pas ka shkuar në Shkodër. Sipas dëshmitares kyçe në këtë histori, gjithnjë sipas Policisë dhe Prokurorisë, “shtetasi portugez, përshëndeste në gjuhën shqipe ‘Si kaluat’, hante shpesh çamçakëz dhe me Edmondin komunikonte vetëm në anglisht”

RROBAT E AUTORIT

Prokuroria thotë se përveç pamjeve filmike përmes të cilave kanë rindërtuar të gjithë lëvizjet e të dyshuarve para dhe pas ngjarjes, janë gjetur edhe rrobat që përdori autori në vrasje.

Në fytyrë ekzekutori mbante një mbulesë grash, e cila u gjet në automjetin targa AA837ZM dhe nga pështyma u përftuar një profil gjenetik, i cili rezultoi i njëjtë më profilin gjenetik të përfituar nga çamçakëzi, gjetur në magazinën e shtetasit Edmond Haxhia.

Në lidhje me britanikun Harry Simpson, i cili ka pasur rolin e vëzhguesit, Prokuroria thotë se në hotelin ku qëndroi ai u gjetën filtrat e cigareve, dhe u përftua një profil gjenetik që rezulton i njëjtë me profilin biologjik të përfituar nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit që përdorej nga Haxhia.

Sipas dosjes, portugezi u largua nga Kapshtica në këmbë 8 orë pas ngjarjes, ndërsa Simpson u largua nga Rinasi menjëherë pas vrasjes. Motori që u përdor në krim, sipas policisë u gjet ditën e djeshme në Kakarriq pas shumë kërkimesh. Policia ka shpallur në kërkim për këtë krim edhe 3 shtetas të tjerë britanik, Harriet Bridgeman, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, si dhe Edmond Haxhian.

PROKURORIA PËR MOTORIN

Sipas të dhënave që janë bërë me dije nga ana e Prokurorisë së Lezhës bëhet me dije se një oficeri policisë, pjese e grupit të hetimit, për zbardhjen e vrasjes së Ardjan Nikulajt në Shëngjin të Lezhës, ra rastësisht në gjurmët e motorit që portugezi përdori për vrasjen e 51-vjeçarit.

Thuhet se një nga oficerët, në datën 21 prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor ‘Yamaha X Max’”. Dhe në këtë moment i është shfaqur në një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”.

Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit prill dhe muajit mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja, por megjithëse ishte shitur njoftimi nuk është fshirë. Në postim ishte edhe numri i shitësit, të cilin e ka telefonuar më pas Policia. Personi M.J, i cili jeton në zonën e “21 Dhjetorit”, ka treguar se ja ka shitur motorin një vajze kundrejt çmimit prej 1800 euro. Zbulimi i emrit të vajzës, çoi në ngritjen e dyshimeve të forta se vrasja e Nikulajt kishte të bënte me gjakmarrjen.

Sipas policisë rezultonte se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhiajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin nëntor 2022 të vitit të kaluar, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar. Vajza është shoqëruar në policinë e Lezhës dhe ka pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Haxhia. Por, Edmond Haxhiaj, që prej mbrëmjes së 20 prillit nuk ndodhet më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, bën me dije Prokuroria.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re