Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Lezhë – Shëngjin, në afërsi të Knallës. Si pasojë e këtij aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Armando Pacani, vetëm 19 vjeç.

Ndërkaq Faxnews ka siguruar edhe foton e të riut, që gjeti vdekjen në aksidentin tragjik.

Mësohet se ai ishte nxënës i shkollës profesionale “Kolin Gjoka”. Shkolla ka ndarë edhe një mesazh mesazh prekës per te riun qe humbi jetën në mënyrë tragjike.

Mesazhi:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për humbjen e nxënësit të vitit të tretë të shkollës tonë, Armando Pacani.

Shokët, shoqet dhe stafi pedagogjik i shkollës nuk do të harrojnë kurrë, Armando.

Ishe  një djalë shumë i edukuar, shumë punëtor dhe   mik i të gjithëve,  por ky aksident i mallkuar të ndau nga familja, të afërmit, miqtë, shokët dhe shoqet.

Shpirti jot pushoftë në paqe Armando!

Zoti i forcoftë prindërit, vëllain dhe të gjithë të afërmit!

Jemi pa fjalë!

Njoftimi i policisë për aksidentin e djeshëm:

Shëngjin / Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re