Në fjalimin e tij të regjistruar pak momente pasi la spitalin St Thomas’. kryeministri britanik Boris Johnson, përmendi dy infermierë, të cilët sipas tij, i shpëtuan jetën.

Në momentin që gjendej në terapi intensive, Johnson u shpreh se pranë tij kanë ndejtur çdo sekondë, dy infermierë, Xheni nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia.

MailOnline ka identifikuar njërin prej infermierëve. Ai është Luis Pitarma, një portugez që ishte shpërngulur në Londër, në vitin 2014.

Pitarma ka marrë ditën e sotme, një telefonatë falenderimi, nga Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, për shërbimin e tij ekselent, të cilin Johnson e lavdëroi në një mesazh, drejtuar popullit britanik.

Ja çfarë tha Johnson për dy infermierët:

“Dua të falenderoj veçanërisht dy infermierë, të cilët qëndruan pranë shtratit tim për 48 orë, kur çdo gjë mund të ndodhte. Ata janë Xheni nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia. Arsyeja përse trupi im filloi të merrte mjaftueshëm oksigjen, ishte sepse për çdo sekondë, gjatë natës, ata po më vëzhgonin, po mendonin dhe po kujdeseshin, duke bërë ndërhyrjet e nevojshme. Kështuqë unë e di, se në mbarë vendin, çdo sekondë të ditës, janë qindra mijëra punonjës së NHS-së, të cilët punojnë me të njëjtin përkushtim si Xheni dhe Luis. Kjo është arsyeja, përse ne do ta mundim koronavirusin dhe do mundim sëbashku. Ne do të fitojmë sepse, NHS-ja, është zemra e këtij shteti, gjëja më e mirë e këtij vendi, është e pamposhtëshme, sepse furnizohet nga dashuria. Ndaj, faleminderit nga unë, nga të gjithë ne“, tha ndër të tjera Johnson në mesazhin e tij.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Johnson mesazh të ndjerë: Trupi im po merrte oksigjen, falë dy infermierëve, që më qëndruan pranë çdo sekondë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re