Personi që shikoni në foton e siguruar nga Fax News, është 47 vjeçari me inicialet U.C i cili dy jav më parë raportohet të ketë abuzuar me 12 vjeçaren në Mat.

47 vjeçari ka kërcënuar 12 vjeçaren në mënyrë që kjo e fundit të mos të tregonte asgjë në komisariatin e policisë. Ngjarja e rëndë është raportuar në polici nga familjarët e të miturës të cilët kanë kërkuar dënimin e dhunuesit.

Njoftimi i Plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re