Personi në foto është Pjetër Kaza që u ekzekutua sot në Tale të Lezhës. 57-vjeçari është viktima e radhës nga gjakmarrja që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.

Viktima Pjeter Kaza, vendi ku ndodhi ngjarja

Sipas të dhënave të policisë, historiku daton në 1994 me vrasjen e shefit të Krimeve të Policisë Ndue Kaza nga vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini.

Këta të fundit janë ekzekutuar në vitin 1997 nga Martin Kaza, i cili është arrestuar në Londër dhe më pas dënuar, burgim që po e vuan pas arrestimit dhe ekstradimit më 2017.

Por nuk u ndal këtu, pasi sipas dosjes hetimore, vitin e kaluar është ekzekutuar në Belgjikë me katër plumba edhe Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës që u vra sot.

LEXO EDHE:  U gjet brenda në makinë nga bashkëshortja, detaje nga ekzekutimi i 57-vjeçarit në Lezhë! Krimi dyshohet për gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

“Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër”, bënë me dije paraprakisht burime zyrtare të policisë, për ngjarjen e ndodhur sot.

LEXO EDHE:  EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Lezhë, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 57-vjeçari

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e krimit, në rrugën e fshatit që të çon deri te banesa e viktimës. Ekspertët kanë analizuar gjurmët dhe po merret dëshmitë e familjarëve apo banorëve që mund të kenë dijeni apo kanë parë diçka të dyshimtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko