Subscribe

Ky që shihni në foton e mësipërme është Dritan Meta, shefi i policisë në Kurbin, i cili u arrestua sot në kuadër të megaoperacionit “Flakët në det”, i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit.

 

Gzetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka mësuar detajet, se si ra në gjurmët e policisë shefi i komisariatit.

 

Ishte zbërthimi i një nga celularët e sekuestruara më herët ku kanë nxjerrë zbuluar lidhjen e shefit të komisariatit me grupin kriminal.

 

Deri më tani janë lëshuar disa urdhër arreste dhe gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’.

 

Drejtori i policisë njoftoi në një konferencë për mediat se shtetasit që ndodheshin në velerië, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

 

Rrumbullaku bëri gjithashtu me dije se janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues në Durrës, të cilët sipas tij ndodhet jashtë vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re