E kujt do t’ia merrte mendja ta shikonte një ditë deputetin senator të socialistëve Erion Braçe me dy gishta lart, simbolin e demokratëve.
Jemi në fushatë elektorale dhe gjithçka ndodh. Kjo foto është duke bërë xhiron e rrjetin.
Në foto shfaqet Erion Braçe bashkë me ministren Delina Ibrahimaj, duke pozuar në një rrugë të Tiranës, ku është vendosur një poster elektoral i kandidates demokratike Jorida Tabaku.
Në fakt ka një të përbashkët mes ish zëvendës kryeministrit socialist dhe ish nënkryetares së PD kur e drejtonte Lulëzim Basha. Partia Socialiste e vendosi Braçen në listën e hapur të Tiranës.
Po të njëjtën gjë bëri edhe PD e Berishës me Jorida Tabakun megjithëse ishte ndër më të votuarat nga gratë në primaret e qarkut të Tiranës.
Në këtë betejë votash Braçes duket se i ka ardhur në ndihmë ministria Delina Ibrahimaj e cila ka pozuar së bashku në foto ,edhe pse ajo e gjen veten në listën e mbyllur të PS Tiranë.
Megjithëse “emigroi” pa dëshirën e tij nga Divjaka në Tiranë, Erion Braçe nuk është dorëzuar duke zhvilluar një fushatë elektorale intensive pavarësisht kohës së pa mjaftueshme për të cilën foli në një intervistë për Mediat pak ditë përpara nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.
