Pavarësisht mbylljes së portës kryesore jashtë Kryesisë se Kuvendit që I ndalonte deputeteve demokrate të përjashtuar futjen brenda ambienteve të këtij institucioni, disa prej opozitareve ia kanë dalë të futen.

 

Flamur Noka fillimisht kaloi kangjellat, ndërsa Saimir Korreshi nuk ia doli ta bëjë dot këtë gjë, ndoshta edhe per shkak se sapo ka kaluar nje demtim serioz ne krahun e djathte.

 

Mirëpo në derën e Kryesise ata u ndalën nga pjesa tjeter e gardisteve.

 

Zgjidhja për tu futur brenda ishte në fakt krejt tjetër. Ata u futen brenda përmes dritareve të Kryesise se Kuvendit të cilat janë nga krahu i Bulevardit.

 

Pervec Flamur Nokë dhe Saimir Korreshit, te tjere deputete te perjashtuar por qe u futen ne Kryesi permes dritares, ishin edhe Ervin Salianji dhe Bledion Nallbati.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re