TIRANE- Seanca e sotme plenare ishte një furtunë mbi presidentin Ilir Meta, por nuk kalon pa vënë re as veshja e shtetarëve në një seancë Kuvendi. Por ajo që bie në sy është se gratë e Kuvendit, ia kanë “varur” me veshjen e tyre… Majlinda Halilaj me të verdhë, apo Elda Hoti me fustanin blu… nuk do ishin zgjedhja më e mirë. Pas tyre është edhe Ermonela Felaj me Elena Xhinën, ku edhe ato të dyja nuk shihet të shkëlqejnë.

Ditët kur sharmi dhe eleganca e përzgjedhjes së ngjyrave duken të largëta… por po kënaqemi duke parë deputeten socialiste Blerina Gjylameti, e cila megjithëse po kalon periudhë të vështirë, për veshjen s’ke çfarë i thua sepse shkëlqen.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë, ku nuk mungojnë dhe burrat socialistë, ku spikat veshja e kryeministrit Edi Rama, me një kollare pastel, ku është e vizatuar një lule.

Ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shihet i qeshur teksa hyn në sallë me dorën tek këmba… të vuajë vallë nga gjuri? Po ia tolerojmë vetes një supozim të tillë… :p

(F.g/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re