Ilir Meta po ia kalon edhe Bujar Nishanit, me dekoratat e tij.

Ndërsa Nishani dekoronte një picier shqiptar në Vjenë, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” restorantin “Fresku” në Tiranë.

Kjo, me argumentin se ky restorant ka gatime cilësore.

Kuptohet që dekoratat e Metës shpërndahen në kuadër të fushatës zgjedhore, por përveç vetes, bën edhe shtetin qesharak, duke shpërndarë dekorata të tilla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re