Ndërsa numërimi i votave të kandidatëve në qarqet e vendit është duke vijuar një foto miqësore vjen nga Shkodra, ku deputeti i PS-së dhe ajo e PD-së kanë shkëmbyer një përqafim.
Në qarkun e Shkodrës nga 411 qendra votimi janë numëruar 360 deri më tani. Në KZAZ-në 2 deputetja e PD-së, Greta Bardeli ka shkëmbyer një përqafim në formë paqeje me deputetin socialist Paulin Sterkaj.
