Pasi kanë shpallur se janë të paaftë për të punuar, për shkak se janë të stresuar ngaqë iu është ulur rroga, kontrollorët që kanë bllokuar fluturimet në Aeroportin e Rinasit, janë bërë bashkë e kanë shkuar në një lokal për të pirë ndonjë gotë, për të kaluar stresin.

Dhe më pas, kur lideri dhe drejtuesi real i këtij “grushti shteti”, Ilir Meta, ka dalë në konferencë, janë grumbullur të gjithë para Zeni TV, për të dëgjuar se çfarë do iu thoshte.

Mesazhi i Metës nga Vlorë (nuk kuptohet se Ilir Meta duhet të shkonte deri në Vlorë për të mbajtur një konferencë shtypi, kur problem ishte në Tiranë) ishte i qartë: Ata duhet të vazhdonin bllokimin, deri sa Qeveria të ulet e të negociojë me ta, për rrogat.

Dhe deri më tani, janë duke e dëgjuar me përpikmëri çdo këshillë të tij.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re