TIRANË- Qazim Ismaili, ishte një nga 30 mjekët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre për të luftuar kundër COVID-19. Ismaili, bashkë me kolegët e tij janë kthyer sot nga Italia.

Foto e publikuar nga Lolita, Qazim Ismaili me rreth të kuq

Por para se të shkonte në Itali, mjeku, që kishte punuar vitet e fundit si pompist në një karburant në Vorë, ka marrë pjesë rregullisht në takimet e Partisë Socialiste.

Foto e publikuar nga Lolita, Qazim Ismaili me rreth të kuq

Sot janë publikuar në mediat sociale, disa foto teska shihet Qazim Ismaili, krah Agim Kajmakut (para se ky i fundit të shpallej në kërkim) e Sadri Vorpsit. Këto foto janë shkrepur në periudhën e fushatës zgjedhore dhe mjeku nuk mungonte në asnjë takim.

(A.B. Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re