Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në aksin rrugor Roskovec, Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Strum.
Policia njofton se rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetas indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë dëmtuar dy pasagjerë (shtetas indian), të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Burime për News 24 bëjnë me dije se makina që u aksidentua ishte e marrë me qira.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.
Njoftimi i policisë
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetas indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.