Fotot e një kamioni të mbushur me mish, të publikuara si denoncim nga qytetaret e Lezhës kane bere xhiron e rrjeteve sociale.

 

Behet fjalë për një ngarkesë të madhe me mish (e paverifikuar nese eshte per perpunim, per asgjesim apo si ushqim per blegtorine) e vendosur në nje kamion, e pambuluar, që qytetarët thonë se i kanë fotografuar mesditën e kësaj të premte në qytetin e Lezhës.

 

Autoritetet deri më tani nuk kanë bërë asnje reagim, ndersa nuk dihet se kush e ka pasur ne posedim ngarkesën e mishit dhe ku do të dërgohej ai.

 

E përsa kohë askush nuk ka reaguar për të treguar nëse do përpunohej apo do asgjesohej, shqetësimi në bazë të fotos së publikuar mbetet i madh, pavaresisht se kush ishte destinacioni final i kesaj sasie te madhe mishi, qe per me teper transportohej edhe i zbuluar.

 

Fakti qe siguria ushqimore në Shqiperi eshte një shqetesim serioz, e ben edhe me te nevojshme nje reagim konkret te autoriteteve pas ketij denoncimi te qytetareve te Lezhes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re