Publikohen modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Modeli i fletës së votimit për qarkun Gjirokastër
Panorama Online ka siguruar foto nga modelet e fletëve te votimit për 3 qarqe, Tiranë, Fier dhe Gjirokastër, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për konsultim modelet e fletëve të votimit.
Sipas modelit vertikal për qarkun e Tiranës, kandidatët do të jenë të listuar me emër dhe jo me numër siç ishin në zgjedhjet e kaluara.
Modeli i fletës së votimit për qarkun Tiranë
Vlen të theksohet se këto janë modele parapake të fletëve të votimit.
Fletët zyrtare do të miratohen dhe aprovohen në momentin kur të përfundojë regjistrimi i partive politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Modeli i fletës së votimit për qarkun Fier
Në këto zgjedhje do të kenë të drejtë të votojnë për herë të parë edhe emigrantët shqiptarë.
Por diaspora do të ketë fletë votimi ndryshe nga fletët për votuesit nga Shqipëria.
Modeli i fletës së votimit për qarkun Fier
