Duket se seanca parlamentare nuk prodhon vetëm debate por edhe “paqe”.

Ndryshe nga aktrimi politik i zakonshëm ku thuajse të gjithë shfaqen si armiq me të gjithë, fotografi Agim Rama ka fokusuar një moment.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku deputetët socialistë Nasip Naço dhe Xhemal Qefalia kanë futur në mes demokratin Luan Baçi dhe të tre shfaqen të buzëqeshur.

Natyrisht që ata i bashkon veç të tjerash përkushtimi i madh për hallet e popullit për të cilat punojnë pa u lodhur ditë e natë që t’i zgjidhin. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re