Ditën e sotme është mbajtur në selinë e PS-së, takimi i përjavshëm i drejtuesve politik të qarqeve që kordinojnë fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme. Mes deputetëve socialist, pjesë e këtij rrethi të ngushtë janë dhe 2 kryebashkiakë.

Njëri prej tyre është Erion Veliaj i cili drejton fushatën në Bashkinë e Tiranës, ndërsa tjetri është Safet Gjici i cili është drejtues politik i qarkut të Kukësit. Një foto sa një mijë fjalë është shkrepur në momentin kur mbaroi mbledhja e ditës së sotme.

Kjo foto është kapur pikërisht kur dy kryebashkiakët duken të përfshirë thellë në bisedë me njëri tjetrin. Erion Veliaj duket sikur i mban leksion Safet Gjicit dhe ky i fundit si një ‘nxënës i dalluar’ po e dëgjon me kërshëri.Ndoshta Veliaj po i jep Gjicit këshilla mbi mënyrën e administrimit të pushtetit vendor, ku i dihet?!  Gjithësesi fotoja tregon një moment interesant mes dy kryebashkiakëve.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re