Skip to content

FOTO/ Lëndë eksplozivi në makinën e kryetarit të njësisë administrative të Fushë Krujës

WhatsApp Image 2025 09 29 at 10.32.55 PM

Një sasi lënde eksplozive  është vendosur në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News se lënda plasëse është hedhur në makinën e kryetarit të njësisë administrative të Fushë Krujës, Ilir Loci.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimin e plotë mbi rastin.