Skip to content

FOTO/ Liderët e vendeve të Evropës ‘zbarkojnë’ në Tiranë, mbërrijnë Zelenskyy, kryeministri i Holandës dhe Presidentja e PE, bashkë me Sekretarin e NATO-s! Ja kush i priti në Rinas

zelensky2

Vendi ynë mirëpreti sot në Tiranë një sërë liderësh të rëndësishëm evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Pritja u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar mirëpritën personalitete të larta ndërkombëtare.

Ministri Blendi Gonxhja, konfirmoi ardhjen e një sërë figurash të njohura si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Hollandës, Dick Schoof, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola si dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Në të njëjtën ditë mbërriti edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në Shqipëri në këtë detyrë.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, e cilësoi ardhjen e tij si “një dëshmi e qartë e rolit të shtuar të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.

“Vizita e tij është shenjë e angazhimit tonë për paqe, siguri dhe bashkëpunim euroatlantik,” tha Vengu.

Më herët kanë mbërritur, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen,  Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas, Presidenti i KiE Antonio Costa,  Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željka Cvijanović dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

“”