Paparaci i “Panorama Plus”, kësaj here ka fiksuar me aparatin e tij një skenë disi të pazakontë. Nuk ndodh shpesh që të na tërheqë vëmendjen apo edhe të ndalojmë para lypësve në rrugë.

Është me të vërtetë një realitet i trishtë të shohësh të tillë individë, të cilët, në pamundësi për të jetuar, dalin dhe lypin, por jeta tashmë është bërë e vështirë për të gjithë dhe njerëzit po tregohen gjithnjë e më pak solidarë.

Mirëpo, nuk kanë kaluar me indiferencë dy nga ministret e qeverisë Rama. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ajo e Kulturës, Elva Margariti, kanë fiksuar një lypës teksa ecnin në këmbë dhe janë ndaluar para tij.

Madje, ministrja e Shëndetësisë ka ndaluar më gjatë dhe ka folur me lypësin. Nuk e dimë se cila mund të ketë qenë tema e bisedës, por mund të hamendësohet. Me siguri lypësi i ka treguar ministres për hallet e tij, por nuk e dimë nëse ai e ka ditur me kë po flet, nëse e ka ditur që ajo është ministre apo ka menduar se është thjesht ndonjë zonjë e zakonshme që ecën rrugëve të Tiranës.

Shpresojmë që të jetë ndihmuar nga zonjat, meqë fati e deshi që ato të mos kalonin me indiferencë para tij.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re