Skip to content

FOTO/ Macron mbyll vizitën në Shqipëri, Rama e përcjell në aeroport: Shihemi së shpejti President! Rroftë Shqipëria dhe Franca

Presidenti i Francës, Emmanul Macron ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Pas mesazheve që Macron tha për integrimin e Shqipërisë, por edhe për situatën në Kosovë, sot ai është larguar për në Paris.

Në aeroportin e Rinasit është përcjellë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe një foto me Macron.

“Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President! Rroftë Shqipëria, rroftë Franca”, shkruan Rama.

“”