Skip to content

FOTO/ Magazina e drogës në Tiranë, kush është çifti që transportonte kanabisin

WhatsApp Image 2025 09 26 at 11.06.51 AM

Personat që shihni në foto, janë Angjelina Koçi dhe Xhoi Zina, të fejuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin lëndë narkotike kanabis në një magazinë, që u gjet nga policia në Tiranë.

Gazetarja Bleona Sari raporton se nga hetimet, dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë.

Magazina ndodhej në rrugën “Myslym Keta” dhe në kuadër të operacionit të koduar “Warehouse”, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.

Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.