Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Tiranës ku ka mbetur i plagosur një i moshuar.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ka ndodhur, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur “Ushtari i Panjohur”, ku një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të mëtejshme.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, i moshuari ka në duar doreza plastike të bardha.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re