Skip to content

FOTO- Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së! Mesazhi i studentëve nga Prishtina: Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë Çlirimtarë

93acf96b 4acb 4de8 9201 bcaca5a84435

Studentët kanë marshuar sot në sheshin e Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë protestës, studentët kanë përcjellë mesazhe mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke deklaruar se qëndrimi i tyre ndaj luftës çlirimtare nuk do të ndryshojë.

“Përmes këtij mesazhi dua t’u drejtohem si atyre që ndodhen padrejtësisht në Hagë, ashtu edhe gjithë botës demokratike. Nuk ka gjykatë dhe as vendim që do ta ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë”, u shpreh njëri prej pjesëmarrësve në protestë.

Në fund të fjalës së tyre, studentët përcollën një tjetër mesazh për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

“Ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë”, u tha gjatë protestës së studentëve në Prishtinë.