Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur sërish mbështetjen e tij për mjekët dhe infermierët, ata që po përballen me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe të sëmurët e parë në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, Meta publikon foton e bërë nga disa mjekë e infermierë, të cilët pozojnë duke bërë simbolin e shqiponjës.

“Krenar për Shqiponjat tona! ”, shkruan Meta, duke i pagëzuar kështu si shqiponja mjekët dhe infermierët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re