Presidenti Ilir Meta, ndodhet në Kosovë, ku mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Meta ka ndarë edhe dekorata për ekipet kosovare.
Meta nuk harroi të falënderonte edhe qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi disa jetë nën rrënojat e pallateve në Durrës dhe Thumanë.
Ai u përkulur duke e puthur në ballë qenin hero.
Kujtojmë që tërmeti i një jave më parë la pas 51 të vdekur, mbi 700 të plagosur dhe qindra familje në qiell të hapur.