Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos, me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Meta ka postuar foto me Janullatosin, ndërsa thekson se ka marrë prej tij një dhuratë të veçantë në këtë festë të shënuar.

Kreu i shtetit thotë se mori nga Janullatosi kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse.

Postimi i Ilir Metës:

I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re