Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vazhduar rrugëtimin e tij nëpër Kolonjë.

Meta shkruan se është ndalur ndër të tjera edhe në Borovë, vend ku dhjetëra persona janë masakruar nga ana e nazistëve gjermanë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Pas ndalesës në Barmash nuk mund të mos ndalosh në Borovën martire, atje ku dhjetëra të moshuar, gra, fëmijë e foshnja u masakruan barbarisht nga nazistët si hakmarrje ndaj sulmit partizan në Barmash. I përjetshëm kujtimi i martirëve të Borovës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re