Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim nga kongresmeni Eliot Engel.

Në një postim në rrjetet sociale, krah fotove të takimit, Meta e konsideron kongresmenin Engel një mik të shqiptarëve, ndërsa ndan me ndjekësit detaje të bisedës.

Postimi i Plotë:

Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan.

Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re