Tirana ishte sot vetëm e fëmijëve dhe nënave të tyre. Ata ju gëzuan lirisë, pas javëve të tëra në izolim.

Ndërsa nënat kanë dalë edhe më parë për ndonjë pazar apo për punë, fëmijët kanë qenë të privuar nga shëtitjet dhe daljet prej një muaji e gjysmë.

“Festës” së disa orëve liri i është bashkuar sot edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila me vajzën e saj ka dalë shëtitje në qendër të kryeqytetit ashtu siç kanë bërë dhe shumë nëna të tjera. Madje ka përfituar për të shkrepur disa foto me prindër e fëmijë të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re