Dy mjekë kinezë, që u sëmurën rëndë nga koronavirusi i ri, panë se si lëkura e tyre u bë e zezë. Sipas Daily Mail, mjekët ishin në prag të vdekjes.

Yi Fan dhe Hu Wiefeng, të dy 42 vjeç, u prekën nga koronavirusi teksa po kuronin pacientët në spitalin qendror në Wuhan. Ngjyra e tyre e pazakontë e lëkurës u shkaktua nga mungesa e balancës hormonale pasi mëlçitë e tyre u dëmtuan nga virusi.

Të dy mjekët janë kolegë të Li Wenliang, mjeku që sinjalizoi i pari alarmin për koronavirusin e ri, por që ndërroi jetë më vonë. Pas shumë ditësh në gjendje të rëndë, dy mjekët thonë se ia kanë dalë, edhe pse kjo betejë i ka traumatizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re