Është publikuar fotoja e 22-vjeçarit Erion Muça, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë, pasi u fundos me makinë në rezervuarin e Çekrezës bashkë me 20-vjeçaren Dorina Gjokgjinaj.

Nxjerrja e trupave të pajetë u bë e mundur falë ndërhyrjeds së polumbarëve të RENEA-s, ndërkohë që kanë qenë miq të të riut, ata që kanë publikuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se të dy viktimat ishin banorë të zonës, ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë më një krim apo aksident.

Parapakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, dhe dy të rinjtë kanë tentuar që të dilnin nga mjeti duke çarë xhamin e bagazhit, por fatkeqësisht nuk ia kanë dalë dot.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re