Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e arit në Lojrat Olimpike në Tokio. Në finale, Distria u ndesh me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti, duke bërë krenare gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.

Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë. Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

Gjatë marrjes së medaljes, Krasniqi u përlot, ndërkohë që luhej edhe himni i Kosovës në sfond. Krasniqi e ka ngritur lart flamurin e Kosovës dhe ka shkaktuar reagime të shumta në shtypin ndërkombëtar. Foto më poshtë nga momentet magjike!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re