Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka lënë qelinë e burgut për disa orë, pasi kërkoi leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndjerë.

Beleri mbërriti tek varri i gjyshes i shoqëruar nga efektivë të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Ai kishte vendosur syze dielli për të mbuluar sytë dhe arriti tek varrezat me makinë policie.

Masa të rrepta sigurie janë marrë brenda dhe jashtë varrezave. Ceremonia mortore u zhvillua me prezencë të shumtë të policisë.

Nuk kanë munguar edhe thirrjet e qytetarëve të pranishëm në ceremoni. Himara, këtë ditë të fundit të vitit ka qenë nën masa të forta të policisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re