Skip to content

FOTO/ Moti i keq bllokon disa rrugë në Tiranë

Reshje te dendura shiu, erë e fortë dhe stuhi godit Tiranës mesditën e sotme, duke shkaktuar jo pak probleme rrugëve të kryeqytetit.

Në disa zona për shkak të erës së fortë pemët janë thyer dhe kanë rënë mbi automjetet e parkuara në anë të rrugeve duke bllokuar qarkullimin. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Qyteti u mbulua nga një mjegull e dendur dhe erë e fortë, e cila siç shihet edhe nga pamjet, vështirësoj qarkullim e qytetarëve si me mjete ashtu edhe në këmbë.