Sfida e parë zyrtare ndërkombëtare për Kombëtaren shqiptare në eliminatoret e një Botërori u zhvillua më 24 maj të vitit 1964, në Rotterdam të Holandës, ndeshje në të cilën Shqipëria luajti me fanella të bardha.

Në përbërje kishte emra të mëdhenj të historisë së futbollit tonë, si Panajot Pano, Ali Mema, Robert Jashari, Mikel Janku, Mehdi Bushati, Bahri Ishka, Pavllo Bukoviku, Fatbardh Deliallisi, Lin Shllaku dhe Skënder Halili. Trajner ishte Zyber Konçi.

Përballë një kundërshtari si Holanda, e cila ende nuk kishte mbërritur në epokën e saj të artë, kuqezinjtë e patën thuajse të pamundur të bënin surprizën, teksa edhe në ndeshjen e kthimit në Tiranë u mposhtën me të njëjtin rezultat.

Nga kjo përballje janë publikuar edhe disa foto bardhezi, të nxjerra nga arkivat holandeze. Goli i parë i asaj sfide u shënua me 11-metërsh, Holanda fitoi 2-0.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re