Nga Dritan Kurti

Mbi 10 automjeteve ju janë vjedhur targat përgjatë rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se automjetet ndodheshin të parkuara në afërsi të rrugës së Arbrit pasi shumë nga banorët nuk kanë rrugë për t’i futur tek banesat e tyre.

5 automjeteve ju janë vjedhur në fshatin Shkallë, ndërsa 5 të tjerëve në fshatin Xibër – Murrize.

Pronarët e këtyre mjeteve e kanë denoncuar rastin në policinë e Matit, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje se kush mund të jenë autorët.

Ata kërkojnë që ngjarja të zbardhet sa më parë pasi targat e automjeteve të tyre mund të përdoren për ngjarje të ndryshme kriminale.

Gjithashtu, ata kërkojnë që ky aks i rrugës së Arbrit të patrullohet edhe gjatë natës nga policia e shtetit.

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re