“Lugina e uqërve” ka qenë seriali i cili në Turqi ka arritur rekorde duke boshatisur rrugët e qyteteve në orarin e transmetimit.

Të njëjtin impakt ka patur edhe në vendin tonë kur transmetohej në atë kohë.

Aktori protagonist, Necati Sasmaz, i njohur si Polat Alemdar bëri bujë jo vetëm në rolin e tij, por edhe në jetën private.

Ai u nda me bashkëshorten më të cilën ka dy fëmijë, pas shtatë vitesh martesë. Por divorci i tyre nuk ishte i zakonshëm.

Pas bujës së divorcit, “Polati” u shkëput për disa kohë nga ekrani dhe shfaqja e tij në disa foto ka habitur ndjekësit e fansat e tij.

Ai duket komplet ndryshe, larg imazhit të burrit perfekt që kishte krijuar prej vitesh.

Të befasuar nga ndryshimi i aktorit, komentet mbizotëruese të ndjekësve janë: “Çfarë ka ndodhur me ty vëlla”, “Necati Sasmaz sa ke ndryshuar”

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re