Me këtë moto, ekipi U-11 i Akademisë “Bashkimi” në Shkodër ka zbritur në fushë për ndeshjen e radhës të kampionatit rajonal Shkodër, ndaj ekipit Atletic Club.

Në shenjë sensibilizimi të rastit të rëndë në Fier, fëmijët e dy ekipeve mbajtën 1 minutë heshtje.

“Fëmijët kanë të drejtat e tyre dhe askush nuk mund t’i prek ato. Shpresojmë që shteti shqiptar të marrë masat e duhura dhe mos të përsëriten më. Zoti të mëshiroftë ëngjëll i vogël” – është mesazhi që përcjell në “Facebook” ekipi i Bashkimit.

Ngjarja makabër e regjistruar në Fier ka tronditur të gjithë opinionin në vendin tonë, ku ka pasur sensibilizim dhe mbështetje ndaj familjarëve të 8-vjeçarit nga të gjitha grupmoshat. Por, këtë herë mesazhi është më i veçantë, pasi vjen nga moshatarë të Mateos.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re