Mbrëmjen e djeshme pati sërish lëkundje sizmike në vend, të cilat u ndjenë në Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

Shumë qytetarë shqiptarë Qytetarët shqiptarë u alarmuan dhe menjëherë u larguan nga banesat e tyre. Sheshet kryesore të qyteteve u mbushën me qytetarë të cilët ishin në ankth.

Në foton e JOQ, shihen qytetarë që flenë me këpucë, por ka edhe nga ata që kanë nxjerrë nga shtëpitë dyshekët për të fjetur jashtë. Shumë të tjerë kanë kaluar natën nëpër makina.

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e djeshme në orën 21:15.

Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re